Bota

Gjermani- 76 vjet nga çlirimi i kampit të përqendrimit Buchenwald


Gjermania ka përkujtuar 76 vjetorin e çlirimit të kampeve të përqendrimit, Buchenwald dhe Mittelbau-Dora, të dielën, në qytetin qendror të Weimar.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, mbajti ceremoninë përkujtimore në Teatrin Kombëtar. Ai u shoqëruar nga kryeministri i Shtetit të Thuringia, Bodo Rameloë dhe presidenti i shtetit, Birgit Keller. Gjithashtu pritet te marrin pjesë dhe të mbijetuarit e Holokaustit, Eva Fahidi-Pusztai dhe Alex Hacker.

Gjatë fjalimit, Steinmeier theksoi se nuk duhet ta harrojnë “barbarinë” e Gjermanisë naziste, duke shtuar se “kushdo që nuk kujton të shkuarën, harron se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen”.

Kreu i shtetit u bëri thirrje njerëzve të kundërshtojnë ata që “me qëllim shpërfillin dinjitetin e viktimave sot”. Gjithashtu ka shtuar se është e rëndësishme të mbash gjallë kujtimin e të vrarëve.

Çfarë ndodhi në Buchenwald?

Mes viteve 1937-1945, nazistët dërguan rreth 280 mijë njerëz nga e gjithë Evropa, në Bukenwald. Ku mbetën të vrarë të paktën 56 mijë të burgosur politikë. Pas masakrës së Kristallnacht të vitit 1938, shumë hebrenj u dërguan në këtë kamp.

Njerëz nga grupe të ndryshme, të shënjestruara nga nazistët, përfshirë polakë, sllavë, romë, sinti, komunistë, homoseksualë dhe njerëz me sëmundje mendore ose paaftësi fizike, u burgosën në Buchenwald.

Ata u vranë, u përdorën në eksperimente mjekësore dhe u zhdukën për shkak të urisë, sëmundjes dhe të ftohtit. Gjithashtu janë përdorur për të prodhuar armë, për regjimin nazist.

Në Mittelbau-Dora, e cila fillimisht ishte e lidhur me Buchenwald dhe më vonë u bë kamp i veçuar, rreth 60 mijë njerëz u burgosën dhe një e treta e të cilëve vdiqën atje.

Dita e çlirimit

Ushtria Amerikane hyri për herë të parë në kampin afër Weimar, më 11 prill 1945. Ku u gjetën 21 mijë të mbijetuar, duke përfshirë fëmijë dhe adoleshentë.

Kampi i përqendrimit, Buchenwald, u bë kampi më i madh i vdekjes, deri në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Vitin e kaluar, përkujtimet e 75 vjetorit të çlirimit të Kampit të Përqendrimit u anuluan për shkak të pandemisë së koronavirusit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore