Shëndet

Gjërat që duhet t’i dini para se të bëni një tatuazh


Bërja e një tatuazhi nuk është një hap i vogël.  Bëni zgjedhje të saktë në mënyrë qe të jeni të kënaqur me vendimin tuaj gjatë tërë jetës.

Albanian Post ju sjell disa gjëra që ju duhet t’i dini para se të bëni një tatuazh.

Çfarë duhet të dini para se të bëni një tatuazh?

Është e rëndësishme të kesh një ide të dizajnit që dëshiron dhe ku dëshiron ta vendosësh.

Por edhe zgjedhja e artistit tuaj të tatuazheve është po aq e rëndësishme për të bërë një tatuazh me të cilin do të jeni të kënaqur.

Kontrolloni që ambienti të jetë i pastër, të ketë vepra arti të mira në mure dhe më pas caktoni një konsultë me artistin për të folur në lidhje me çmimet dhe çdo pyetje që mund të keni.

Kërkoni të shihni licencën shtetërore për tatuazhe të artistit, për t’u siguruar që ai ose ajo ka përmbushur kërkesat e nevojshme (si për shembull, një kurs sigurie mbi patogjenët e transmetuar nga gjaku).

Sa kushton një tatuazh i vogël?

Tatuazhi juaj i parë preferohet të jetë i vogël por me kuptim. Konsultohuni me artistin i cili do të u’a bëj tatuazhin, pyesni rreth çmimit dhe pse jo, bëni negociata në favorin tuaj.

Çmimi i një tatuazhi varet nga madhësia, zona e trupit të cilën doni ta mbuloni, artisti dhe eksperienca e tij.

Çfarë ndjeni përgjatë procesit të bërjes së tatuazhit?

Të bësh një tatuazh të duket sikur dikush po kruan një gjilpërë të nxehtë në lëkurën tënde.

Pas rreth 15 minutash, adrenalina juaj do të fillojë të bie, dhe do të ndihmojë në menaxhimin e një pjese të dhimbjes.

Por, kur tatuazhet përfshijnë një pjesë më të gjerë të trupit, sigurisht që dhimbja është më e vështirë për tu menaxhuar, shkruan Cosmopolitan, transmeton Albanian Post.

Çfarë ndodh me lëkurën tuaj pas bërjes së një tatuazhi?

Është shumë normale nëse lëkura juaj pas bërjes së tatuazhit është e fryrë, e skuqur ose e butë, por përpiquni të mos i bëni presion të vazhdueshëm ose ta fërkoni shumë.

Nëse dhimbja rritet dita ditës, vizitoni sa më shpejtë mjekun tuaj, sepse kjo mund të jetë një shenjë infektimi, e cila mund të jetë një tregues i infeksionit.

Cili është vendi që dhemb më pak kur të bëni një tatuazh?

Pyetjet si ; Sa dhimbje shkaktojnë tatuazhet? Si ndihet dhimbja e tyre? A do qaj ? – janë pyetje normale që sillen në kokën e gjithsecilit që vendos të bëj tatuazh për herë të parë.

Përgjigjjet ndryshojnë në varësi të madhësisë së tatuazhit dhe vendit ku do ta bëni.

Tatuazhet në kyçin tuaj ose në parakrah tij kanë tendencë të jenë vende mjaft të lehta për tu bërë. Por ka shumë pjesë që janë më të ndjeshme, sidomos zonat intime.

Megjithëse të gjithë përjetojnë dhimbje ndryshe, dhimbja e tatuazhit mund të jetë më e rëndë tek brinjët, këmbët, kyçet, qafa, shpina e gjunjët.

Në çdo pjesë të trupit që ka nivel të lartë të qelizave nervore dhe jo shumë yndyrë, dhimbja është më e madhe.

Çfarë duhet të shmangni para se të bëni një tatuazh?

Shmangni diellin paraprakisht, sepse një ekspozim i tepërt në diell dëmton fuqishëm një tatuazh të sapo bërë.

Po ashtu, keni kujdes kur bëni tatuazh në zona me qime, gjatë depilimit lëkura juaj mund të pësojë dëmtime duke u tharë ose qëruar.

Si të mënaxhoni dhimbjen pas bërjes së tatuazhit?

Bëni një gjumë të mirë, hani një mëngjes të shijshëm, qëndroni të hidratuar dhe mos përdorni alkool apo diçka të ngjashme sepse këto gjëra mund të ndikojnë përfundimisht në mënyrë negative duke rritur intensitetin e dhimbjes tuaj.

Preferohet edhe një shpërqëndrim duke shikuar filma në Netflix, duke lexuar një libër apo bisedë me një mik.

Cilat janë disa rreziqe nga tatuazhet?

Reagimet e tatuazheve nuk janë të zakonshme, por kur ato ndodhin, ato janë të vështira për t’u trajtuar.

Dr. Henry thotë për Cosmopolitan, se ngjyra e kuqe është një nga ngjyrat më të shpeshta në të cilën raportohet alergjia, kështu që nëse kjo është ngjyra që dëshironi të përdorni, sigurohuni që së pari të flisni me dermatologun tuaj për shqetësimet tuaja.

Gjithashtu, nëse më parë keni pasur reaksione alergjike ndaj ngjyrosjes së flokëve, bizhuterive të kostumeve ose parfumëve të lirë konsultohni paraprakisht me mjekun tuaj.

Çfarë duhet të bëni pasi të bëni një tatuazh?

Qëndroni larg saunave, vaskave të nxehta, pishinave, liqeneve, oqeaneve, në mënyrë që të ndaloni ineksionin.

Madje, shmangni edhe aktivitetet të cilat ju shkaktojnë shumë djersitje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore