
Nuk ka mënyrë më të mirë për të parë filmin tuaj të preferuar nga komoditeti i divanit, apo shtratit tuaj. Kjo mund të jetë e vështirë për t’u bërë kur televizori është i vendosur në një kënd të papërshtatshëm, apo ekrani është i vogël. Por me projektorin e ri Freestyle Gen 2 të Samsung, ju mund të shtriheni në shpinë dhe të kënaqeni me filmin, lojën tuaj të preferuar të projektuar në tavan apo nga çdo sipërfaqe.
Argëtim në çdo moment
Freestyle Gen2 vjen në një dizajn kompakt të rrumbullakët, i cili është mjaft praktim për ta vendosur apo për ta marrë pothuajse kudo. Me projektorin Freestyle Gen2 nuk keni pse shqetësoheni për kualitetin e imazhit, zërit, ngjyrat apo çdo problem tjetër që mund të keni patur më parë. Ky projektor portativ vjen me funksione të plota automatike dhe nivelin automatik, të mundësuara nga teknologjia lider në industri, për të ofruar argëtim të garantuar në çdo moment.
E veçanta e projektorit Freestyle Gen2 është se u ofron përdoruesve opsione të pakufizuara. Është një pajisje unike që, në varësi të preferencave individuale të përdoruesit, mund të jetë një projektor, altoparlant inteligjent ose ndriçues ambienti. Pra veç filmave, ju mund të dëgjoni gjithashtu muzikë apo të krijoni një një atmosferë intime, komode falë opsionit ambient mode.
Veç filmave, tanimë mund të luani dhe lojën tuaj të preferuar, duke parë çdo detaj disa herë të zmadhuar. Freestyle Gen 2 projekton një ekran me rezolucion 1080p nga 30-100 inç në çdo mur, madje edhe brenda një tende. Kur themi që ku projektor shndërron çdo hapësirë në kinema, vërtetë nënkuptojmë çdo hapësirë.
Aventurat tuaja dhe shëtitjet në mal, netët e kaluara në një tendë nuk do të jenë më të njëjtat pasi të përjetoni emocionet e të parit një film nën qiellin e hapur. E kur këtë të fundit ta përdorni brenda ambienteve të shtëpisë, gjenerata e dytë Freestyle ka akses me të gjitha aplikacionet e tjera të disponueshme në ekosistemin e televizorit të Samsung.
Gjithçka që keni dëshiruar në një projektor
Megjithatë, projektorin Freestyle mund ta lidhni dhe telefonin tuaj nga seria Galaxy Z, duke parë videot tuaja të preferuara apo çdo imazh të regjistruar në smartphone-in tuaj. Galaxy Z Fold ka qenë një pionier në transformimin e produktivitetit të përditshëm përmes një eksperience të fuqishme të ekranit të madh, ndaj në darkë nuk ju mbetet asgjë veçse të relaksoheni pas një dite produktive. Duke ofruar një ekran të madh e gjithëpërfshirës dhe një bateri afatgjatë në Fold-in më të hollë dhe më të lehtë deri më tani, një eksperiencë tjetër mund të jetë po aq emocionuese, nëse këtë pajisje e lidhni me Gen2.
Samsung Electronics liderët në industri kujdesen që çdo herë të ofrojnë përvoja unike për çdo përdorues dhe këto dy pjisje të pakrahasueshme zhbllokojnë një potencial të panjihur më parë. Gen2 Freestyle, nuk është thjesht një projektor, a një monitor televizori portativ, me rrotullim 360 gradë, por shumë më shumë. Për më shumë informacion rreth produktit, vizitoni linkun.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com