Kosova

Gjendet i vdekur një person në Pejë


Ilustrim

Një person është gjetur i vdekur në Pejë, të enjten paradite.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ekipi mjekësor ka dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e tij.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njoftuan ata.

Në këtë raport, po ashtu, bëhet e ditur se në Gjilan, të enjten, një vajzë është larguar nga shtëpia dhe më nuk dihet vendndodhja e saj.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport.

Lidhur me këtë rasti është njoftuar prokurori kujdestar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore