Shqipëria

Gjendet i pajetë në banesë, dyshohet se 55-vjeçari është vetëvrarë


Një 55-vjeçar ka humbur jetën këtë  28 shkurt teksa dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë, në banesën e tij.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në fshatin Porav.

“Më datë 28.02.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Porav, shtetasi L. N., 55 vjeç, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë, në banesën e tij”, thuhet në njoftim.

Sakaq, bëhet me dije se grupi hetimor po shkon në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të vetëvrasjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore