Gjashtë të dyshuarit për sulmin në Veri dërgohen në mbajtje për 48 orë, akuzohen për terrorizëm

SHFLETO

Njeri nga gjashte te arrestuarit

 

Dini Fetahu
24.09.2023 21:51
Loading Icons...

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar këtë të diele se janë ndaluar gjashtë persona për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Veri, dhe se të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Siç njofton Prokuroria, të gjashtë personat e ndaluar, dyshohen për një numër të veprave penale, ndër të cilat edhe ajo për terrorizëm.

“‘Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, ‘Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës’, ‘Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, janë veprat për të cilat dyshohen të arrestuarit.

Tutje, nga ky institucion kanë thënë se në aksionin e policisë këtë të diele, janë sekuestruar automjete të mbushura me sasi të konsiderueshme të armatimit të llojeve të ndryshme.

Bilanci i operacionit në veri: Tre terroristë të vrarë, gjashtë të arrestuar dhe qindra armë të gjetura në Manastirin e Banjskës