Bashkia e Tiranës do të ketë një inflacion kandidaturash për garën vendore të 14 majit, plot gjashtë si asnjëherë më parë në historinë e zgjedhjeve lokale.
Përfaqësuesi i Frontit të Majtë, Marko Dajti, do të jetë kandidati i gjashtë dhe më i fundit në garë për kryebashkiakun e kryeqytetit.
Vendimi u mor të mërkurën e 5 prillit në seancën publike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
E fundit në maratonën kryeqytetase për administrimin e Tiranës ishte ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska.
Kjo e fundit, do të kandidojë në zgjedhjet lokale nën siglën e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU).
Ish-anëtarja e Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtme dorëzoi të mërkurën kërkesën për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u konfirmua më herët si kandidat i Partisë Socialiste.
Ishte kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi kryebashkiakun për punën e bërë në Tiranë dhe për optimizmin e pashërueshëm siç e cilësoi ai, duke e konfirmuar atë si kandidat unik të socialistëve për Bashkinë e Tiranës.
Duke folur në prezantimin e strategjisë së zhvillimit të Tiranës, Rama tha se Bashkia e Tiranës është sektor prioritar i veçantë.
“Të kesh qenë kryetar i Bashkisë së Tiranë dhe të shohësh këtë prezantim, e ke të pamundur të mos thuash me vete paç fatin e Lali Erit. Bashkia e Tiranës është sektor prioritar i veçantë. Nuk dua të zgjatem më shumë, ju falënderoj shumë për mundësinë. Falenderoj të gjithë ata qa që kanë kontributin e tyre në këto që pamë dhe natyrisht përgëzoj dhe Erionin për drejtimin, për punën dhe për optimizmin e tij të pashërueshëm”, deklaroi kreu i Qeverisë.
Ndërsa kryebashkiaku Veliaj falënderoi kryeministrin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj zhvillimit të vendit.
“Shumë faleminderit Edi Ramës për mbështetjen dhe për gjithë energjinë e pafundme për të ecur përpara”, shtoi i mandatuari prej tetë vitesh në këtë detyrë.
Kundërshtari i tij kryesor vjen nga radhët e Partisë Demokratike, por jo me logon e selisë blu zyrtare.
Edhe pse në frymën e përçarjes, selia blu zyrtarizoi më 5 dhjetor një rezultat që ishte i pritshëm në vazhdën e promovimeve brenda kësaj force politike.
Belind Këlliçi u përzgjodh me konsensus nga Primaret e Partisë Demokratike (me aprovimin e Partisë së Lirisë gjithashtu) si kandidati i duhur për të mposhtur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Dy prej premtimeve kryesore të tij deri më tani kanë qenë “transporti publik falas” dhe programi për uljen dhe reduktimin e taksave e tarifave vendore.
Pedagogu i Shkencave Politike, Arlind Qori, do të jetë një tjetër garues për kreun e Bashkisë Tiranë, nga radhët e një formacionit të ri politik të formuar, njohur si “Lëvizja Bashkë”.
Kështu është njoftuar nga vetë lëvizja politike, e cila ende nuk është regjistruar zyrtarisht në Gjykatën e Tiranës, pas një ngërçi të hasur me gjykatësin Agron Zhukri, i cili nuk e ka dhënë ende vendimin mbi çështjen.
Kandidaturën, Qori e ka shpallur përpara simpatizantëve të lëvizjes, gjatë një takimi të zhvilluar me ta pasditen e 27 shkurtit.
“Kandidati i Lëvizjes BASHKË për kryetar të Bashkisë së Tiranës do të jetë Arlind Qori, me profesion pedagog i shkencës politike, aktivist prej 12 vjetësh dhe prej dhjetorit të vitit të shkuar edhe bartës i përgjegjësisë së kryetarit të Lëvizjes Bashkë”.
Kështu shkruhej në faqen zyrtare të lëvizjes në Facebook.
Kandidati zyrtar i Partisë Demokratike që do të garojë për Bashkinë e Tiranës do të jetë Roland Bejko.
Vendimi u mor nga Kryesia të dielën e 26 marsit nga kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.
Demokrati Bejko ka qenë për një periudhë të gjatë kohore kryetar i PD-së në Gjirokastër dhe më pas prefekt në Berat.
Ai njihet për qëndrimet e tij kundër Sali Berishës, sidomos protestës së agravuar të 8 janarit të vitit që lamë pas.
Deri më tani, klima e pazakontë opozitare ka mbushur ballinat e mediave dhe të kronikave, por gara e vërtetë për zgjedhjet vendore ende nuk ka nisur.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Air Albania” për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Përfundon mbledhja e Kryesisë socialiste, Rama kërkon angazhim për zgjedhjet e 2025-s
-
Liga e Kombeve/ Trajneri Sylvinho dhe Asllani: Respekt për Gjeorgjinë, por ne nuk kemi frikë
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit