Sport

Giresse: Luajtëm mirë, është ende herët për t’u përcaktuar lojtarët që do të jenë e ardhmja e Kosovës


Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, është ndarë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij në ndeshjen miqësore ndaj Armenisë, që përfundoi me rezultat 2:2.

Francezi përgëzoi lojtarët e tij për paraqitjen, derisa shoti se pjesa e dytë ishte më e mirë sesa ajo e para.

“Është me rëndësi që nuk e humbëm ndeshjen, pasi barazuam. Sa i përket gjërave negative dhe pozitive, nuk mund t’i themi tani për shkak se duhet ta analizojmë ndeshjen”, tha Giresse pas ndeshjes.

“Gjëja pozitive ishte reagimi i lojtarëve tanë pasi pësuam golin e parë. Edhe në pjesën e dytë, luajtëm shumë më mirë se në të parën”, shtoi tekniku francez.

“Pas pjesës së parë, edhe bëmë ndryshime në pozicionime në fushë dhe motivuam lojtarët, të cilët reaguan duke e mbyllur ndeshjen në barazim”.

Në këto ndeshje, Giresse ka futar në përgjithësi emra të rinj në kombëtare, të cilët mund të shihen si e ardhmja e Kosovës.

Megjithatë, francezi tha se është ende herët për t’u përcaktuar ndonjë lojtarë që mund të jetë “bartës i fanellës dardane”.

“Herët është një mendim për lojtarët se si luajtën apo cilat emra mund të jenë në të ardhmen pjesë e Kosovës. Herët është edhe ndeshja me Ishujt Faroe, kështu që duhet të presim dhe të shohim”, ka thënë Giresse.

Kujtojmë që Kosova do ta luajë edhe një ndeshje miqësore, ajo ndaj Ishujve Faroe më 19 nëntor në “Fadil Vokrri”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore