Stil

Gigi Hadid shfaqet për herë të parë pas skandalit me Zayn Malik


Gigi Hadid - Modele

Modelja, Gigi Hadid, ka zbuluar për publikun stilin e saj të ri të flokëve, derisa ka dalë për herë të parë, jashtë ambienteve private, që nga ndarja me këngëtarin, Zayn Malik.

Gigi Hadid dhe Zayn Malik.

Gigi dukej super në formë dhe shumë tërheqëse, teksa kishte veshur një kostum të kuq dhe po shoqërohej nga e motra e vogël, Bella Hadid, për të shkuar bashkë në apartamentin e tyre në New York.

Përkundër motit vjeshtor, supermodelja 26 vjeçe, kishte vendosur të vishte një fustan ngjyre të ndezur, duke vënë në pah belin dhe format atraktive.

Po ashtu, në paraqitje, Hadid, kishte veshur edhe një palë çizme lëkurë të zeza dhe një jake të zezë e të ngrohtë, ndërsa flokët bionde me kaçurrela qëndronin mbi supet e saj.

Yollanda Hadid, Gigi Hadid dhe Zayn Malik.

Përndryshe, situata në familjen Hadid ka qenë mjaft e tensionuar së fundmi. Hadid ka qëndruar larg fokusit të publikut, pasi disa raportime u bënë virale në media, ku thuhej se Zayn e kishte sulmuar fizikisht nënën e Gigi-t, Yolanda Hadid-in, gjatë një debati në shtëpinë e familjes në Pensilvani, atje ku edhe çifti jetonin bashkë.

Zayn Malik është akuzuar se ka goditur nënën e partneres së tij Gigi Hadid, Yolanda Hadid dhe këtë e kanë konfirmuar disa burime shumë pranë tyre.

Ata janë shprehur për gazetën e njohur ‘TMZ’ se Yolanda pretendon se është goditur nga Zayn dhe se po e merr shumë seriozisht pjesën e paraqitjes së një denoncimi në polici në lidhje me këtë çështje.

Zayn, Yolanda dhe Gigi.

Pas të gjithë ngjarjes së bujshme brenda familjes së modeles së famshme, Gigi Hadid.

Nuk kanë munguar as reagimet e shumë familjarëve nga të dyja palët, si nga familja e Zayn ashtu edhe nga familja e Gigi-t, pa harruar edhe fansat e dyshes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore