Jetesë & Stil

Gigi Hadid rrëfen mënyrën sesi bashkë-prindërimi me Zayn Malik ia ndryshoi qasjen në karrierë


Modelja, Gigi Hadid i mban të fshehta detajet më të imta të marrëdhënies së saj me ish-të dashurin, këngëtarin, Zayn Malik, por është e lumtur të diskutojë se si bashkëprindërimi me të i ka ndryshuar jetën.

Malik dhe Hadid po rritin së bashku vajzën e tyre, Khai, dhe ndanë kujdestarinë gjysmë për gjysmë, shkruan Elle, transmeton AlbanianPost.

Kohët e fundit, Hadid foli për marrëveshjen e tyre të bashkëprindërimit duke e vlerësuar kohën që Malik i kushton vajzës së tyre.

Gigi Hadid.

“Mendoj se kur je prind, duhet të jesh i qëllimshëm, sepse tani, fjalë për fjalë kam gjysmën e kohës. Unë punoj kur vajza ime është me babain e saj dhe kjo është koha që kam. Dhe punët me të cilat zgjedh të plotësoj atë kohë duhet të jenë ato që më përmbushin”, zbuloi Hadid.

“Unë fjalë për fjalë do të përshtatem në sa më shumë punë që të mundem në ato ditë. Unë ndonjëherë jam një person i çmendur, por nëse kjo do të thotë shumë për mua, atëherë e bëj”, htoi ajo.

Modelja, ka thënë se dëshiron të jetë sa më “profesionale” në punën e saj, në mënyrë që të gjithë bashkëpunëtorët të ndahen të kënaqur.

“Kam parë shumë foto të vetes. Nuk ka nevojë të shkoj të bëj një editorial nëse ndihem sikur është humbje e kohës së të gjithëve. Dua të bëj gjëra që janë të reja dhe të ndjehen emocionuese; ku të gjithë do të largohen duke u ndjerë të plotësuar dhe se ata bënë diçka argëtuese atë ditë”, tha ajo.

Ajo gjithashtu zbuloi se Khai, e cila mbush tre vjeç këtë muaj, tashmë po kontribuon në botën e modës duke qenë një modele e përshtatshme për linjën e saj prej kashmiri, “Guest in Residence”.

“Oh, gjithashtu kemi një koleksion për fëmijë që vjen së shpejti!” ajo tha.

“Khai dhe shoqja e saj më e mirë janë modelet tona në formë”, shtoi ajo.

Edhe Malik foli gjithashtu në fillim të kësaj vere në podcast-in “Call Her Daddy” për bashkë-prindërimin me Hadid.

Zayn Malik.

“Bashkëprindërimi është i mirë”, filloi ai.

“Po. Ne kemi një marrëdhënie vërtet të mirë për Khai. Ajo është, e dini, rëndësia kryesore. Po. Kështu që po shkon mirë. Mendoj, nga unë dhe këndvështrimi im, po”, shtoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore