Muzikë

Ghetto Geasy nis sezonin pa Majkun, por me kënd?


Tashmë jemi mësuar që dyshen e famshme në botën e muzikës shqiptare, Majk dhe Geasy t’i shohim thuajse për çdo verë me bashkëpunime nga më të ndryshmet, suksesi i të cilave ishte i garantuar.

Madje, dyshja edhe në koncerte ishin të pandashëm, veç se jo më, ose të paktën jo për momentin. Por, “zëvendësimi” i Majkut nga ana e Geasyt, duket të mos ketë qenë problem i madh.

Kësisoj, së fundmi Ghetto Geasy, emri i vërtetë i të cilit është Getoar Selimi është parë në praninë e bashkëpunëtorëve të tij të vjetër, Tunës dhe Cozman, përcjell AlbanianPost.

Ka qenë Tuna ajo që ka publikuar një fotografi nga koncerti i saj i përbashkët me Geasyn dhe Cozman, që u mbajt në Zvicër.

Kjo nuk do të thotë që Geasy dhe Majk kanë prishur raportet e tyre, ata edhe e ndjekin njëri-tjetrin në mediat sociale.

Gjithsesi, Geasy kishte sjellë para shumë kohësh hitin e tij “MMV” në bashkëpunim me Tunën, derisa nuk munguan kolaborimet edhe me Cozman.

Dyshja e rep artistëve i kishin bashkuar forcat bashkë me Onatin në këngën “Kavalli”, që u publikua muaj më parë, e që aktualisht numëron afro 3 milionë klikime në platformën YouTube.

Në anën tjetër, ani pse akoma nuk është paralajmëruar ndonjë bashkëpunim muzikor mes Geasyt dhe Majk, dyshja nuk raportohet të kenë prishur miqësinë e tyre, ata edhe e ndjekin njëri-tjetrin në mediat sociale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore