Kosova

Gërvalla në vizitë dy-ditore në Monako


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Monako, ku është thënë se në fokus do të jetë anëtarësimi në organizata ndërkombëtare.

MPJD, përmes një komunikate për media ka thënë se Gërvalla në vizitën e saj dy ditore do të zhvilloj takime me krerët e institucioneve.

“Gjatë vizitës dy ditore, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, do të zhvillojë takime me krerët e institucioneve më të larta shtetërore të Principatës së Monakos”.

“Ministrja Gërvalla do të pritet në takim nga Ministrja e Punëve të Jashtme, znj. Isabelle Berro-Amadeï, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, z. Fabrice Notari dhe përfaqësues të tjerë”, thuhët në komunikatë.

Sipas MPJD-së, vizita e Gërvallës, është mundësi e mirë për zhvillimin dhe fuqizimin e raporteve diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve.

“Principata e Monakos ka mbështetur Kosovën në fushën e telekomunikimit, duke i mundësuar përdorimin e kodit telefonik, asistencë në instalimin dhe funksionalizimin e telefonisë mobile në Kosovë”.

“Në procesin e deritanishëm të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, anëtarësimin në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, mbështetje në fushatën e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, anëtarësimin në Kartën Rinore Evropiane – EYCA etj”.

Më 26 nëntor, Gërvalla kishte udhëtuar për në Dakar të Senegalit për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Paqen dhe Sigurinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore