Kosova

Gërvalla në Japoni flet për potencialin e Kosovës në fushën digjitale dhe të teknologjisë informative


Donika Gërvalla në Japoni

Ministrja për Punë të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, të mekurën takuar drejtuesit e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC), gjatë vizitës së saj zyrtare në Tokio.

Përfundimi me sukses të lartë i projekteve, donacioneve dhe investimeve japoneze në Kosovë dhe realizimi i projekteve dhe investimeve të reja, sipas një komunikate për media, ishin temat kyçe të diskutimit që Gërvalla pati me drejtuesit e këtyre institucioneve.

Në takim me përfaqësuesit e Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Gërvalla, siç thuhet në komunikatë për media ka vënë në pah potencialin e Kosovës në fushën digjitale dhe të teknologjisë informative.

“Si përparësi e rëndësishme të të rinjve, të cilat mund të shërbejnë si një mundësi e mirë e investimeve strategjike japoneze në Kosovë, në ngritjen e punësimit dhe përspektivës së të rinjve në Kosovë.

Në anën tjetër gjatë takimit në zyrat qendrore të JICA-s, Gërvalla ka falënderuar drejtuesit e kësaj agjencie për mbështetjen e dhënë Kosovës ndër vite në rindërtim, ngritje të kapaciteteve humane dhe infrastrukturore, mbrojtje të mjedisit, menaxhim të mbeturinave dhe në fushën e përmirësimit të ajrit.

Ndryshe Gërvalla, të martën, takoi homologen e saj japoneze, Yoko Kamikawa.

Në takim, siç thuhej në një komunikate për media e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Japonisë, ishte diskutuar edhe për dialogun Kosovë – Serbi dhe për nevojën e zbatimin të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të këtij procesi.

“Japonia mbështet zgjidhjen e çështjeve përmes dialogut Beograd-Prishtinë të udhëhequr nga BE-ja dhe se është e rëndësishme të zbatohen si duhet dhe besnikërisht marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut”, thuhet në komunikatën për media të MPJ-së japoneze.

“Si duhet dhe besnikërisht” – Japonia i kërkon Kosovës zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore