Kosova

Gërvalla me homologen bullgare diskutojnë për hapat konkret për ruajtjen e paqes në rajon


Donika Gervalla dhe Mariya Gabriel

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me homologen e saj nga Bullgaria, Mariya Gabriel, me të cilën kanë diskutuar për koordinimin në proceset euroatlantike.

Ky takim është zhvilluar në Mynih të Gjermanisë, ku është duke u mbajtur Konferenca e Sigurisë.

Siç ka njoftuar MPJ, takimi mes kryediplomates kosovare dhe asaj bullgare ka filluar me urimin për qytetarët e Kosovës me rastin e 16 vjetorit të pavarësisë.

“Në rrafshin e marrëdhënieve të fuqishme bilaterale mes dy shteteve, Ministrja Gërvalla dhe homologia e saj Gabriel diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë shkëmbimet tregtare, zhvillimin e bujqësisë si dhe mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj të integrimit në mekanizmat euroatlantik”, thuhet në njoftim.

Aty shtohet se situata në Ballkanin Perëndimor dhe nevoja e ndërmarrjes së hapave konkret në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon ishte gjithashtu pjesë e rëndësishme e diskutimit në takimin dy palësh.

Ndryshe, të premten, Gërvalla ka takuar Sekretaren e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Susanne Baumann, me të cilën ka diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Kryediplomatja kosovare, siç ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, në takim me Baumann në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, ka folur edhe për veprimet e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë, si dhe për nevojën e ndërmarrjes së hapave konkret në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

“Situata e sigurisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, partneriteti në shumë fusha dhe mbështetja në fushën e sigurisë ishin temat kryesore të takimit që Gërvalla me Sekretaren e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë”.

“Siguria nacionale dhe globale si dhe rreziqet me të cilat po përballet ajo janë sfida të të gjitha shteteve dhe vetëm me një bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të veprimeve të përbashkëta mund të arrijmë që të krijojmë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në botë”, citohet të ketë thënë Gërvalla.

Hovenier: Jemi të frustruar me Kurtin, raportet tona veçse janë afektuar – kush thotë ndryshe, thjesht nuk po thotë të vërtetën

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore