Gërvalla: Liria nuk na u dhurua, u fitua falë sakrificës

SHFLETO

Donika Gërvalla

 

Dreni Himbeqa
12.06.2024 10:15
Loading Icons...

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ndërsa ka kujtuar 25 vjetorin e Ditës së Çlirimit, ka potencuar se liria nuk na është dhuruar, por është fituar falë sakrificës së “djemve dhe vajzave, burrave dhe grave të Kosovës dhe falë punës vetëmohuese të gjeneratave të tëra”.

“Ndërkohë që sot kujtojmë Presidentin Rugova dhe rezistencën civile të qytetarëve, përulemi para luftës çlirimtare dhe të gjithë heronjve tanë”, ka thënë Gërvalla nëpërmjet një video-mesazhi.

Gërvalla ndër të tjera ka shprehur mirënjohje edhe për miqtë dhe partnerët e Kosovës “të cilët na dolën në krahë atëherë kur shfarosja jonë ishte synim kryesor i një regjimi çnjerëzor”.

Zëvendëskryeministrja ndërsa ka folur për përparimin e Kosovës një çerekshekulli pas lirisë, ka deklaruar se Kosova është “shembull i ndërtimit të shtetit të drejtë dhe demokratik, shpresë e të gjithë qytetarëve të saj”.