Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Evropa duhet të përgatitet për konfliktet të tjera në rast se Rusia nuk humb luftën ndaj Ukrainës.
“Ne e dimë se ka vetëm një zgjidhje, jo vetëm për Ukrainën, por për Evropës. Vetëm Rusia mund ta humbasë luftën dhe Ukraina të fitojë këtë luftë, përndryshe, Evropa duhet të përgatitet për konflikte të tjera në kontinentin tonë”, ka thënë Gërvalla në një intervistë për agjencinë e lajmeve amerikane, Associated Press.
Duke folur për invazionin rus në Ukrainë, kryediplomatja kosovare ka vlerësuar se Kosova mbështet Ukrainën pa kushte, ani pse Kievi zyrtar refuzon ta njoh shtetësinë e Kosovës.
“Ukraina nuk e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet, por ne vërtet besojmë se e dimë saktësisht se çfarë po kalon Ukraina”, ka shtuar ajo.
Ndërsa ka komentuar vizitën dyditore të presidentit të Kinës, Xi Jinping në Serbi, Gërvalla ka thënë se ajo ka implikime për Evropën.
“Ndërsa Serbia është një vend kandidat në Bashkimin Evropian, ajo gjithnjë e më shumë po e identifikon veten me kundërshtarët e demokracive perëndimore evropiane. Nuk mund të jesh në të njëjtën kohë një shtet kandidat i Bashkimit Evropian dhe të jesh përfaqësues i Rusisë në këto kohë kur Rusia i ka shpallur luftë jo vetëm Ukrainës, por edhe Perëndimit”, tha ajo.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi