Kosova

Gërvalla: Bullgaria është mbështetëse e madhe e Kosovës në NATO dhe BE


Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Bullgarisë në Kosovë, Hristo Guxhev, të cilin e ka uruar me rastin e shënimit të ditës së çlirimit të Bullgarisë.

“Republika e Bullgarisë është mbështetëse e madhe e Kosovës në NATO, në BE dhe në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Kryediplomatja kosovare ka shtuar e ekziston pajtimi i dyanshëm që marrëdhëniet dypalëshe të forcohen në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, e sidomos në fushat e sigurisë, shkëmbimeve tregtare, ekonomisë dhe bujqësisë, turizmit dhe teknologjisë.

Tri ditë më parë, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar homologun e saj nga Bullgaria, Rumen Radev, për ditën kombëtare.

“Urime të përzemërta presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev, dhe popullit të Bullgarisë teksa ju festoni ditën tuaj kombëtare”, shkroi Osmani në rrjetin social X.

“Si një partner i rëndësishëm i Kosovës, jam e kënaqur që shoh bashkëpunimin dypalësh dhe mes njerëzve ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë duke u forcuar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore