Kulturë

Germaine Berton, anarkiste deri në fund


Më 22 janar të 1923-it, Germaine Berton, pa mbushur ende 20 vjeç, qëlloi katër herë me pistoletë në drejtim të Marius Plateau. Atentati ndodhi në muret e gazetës me bindje ultra-konservatore dhe mbretërore ‘L’Action Française’.

Çështja bëri bujë dhe trazoi shtypin e kohës. Kush ishte kjo punëtore e re, e panjohur deri më tani, dhe pse pikërisht ky akt?

Kjo është ajo që tregon ndër të tjera gazetari Frédéric Lavignette në “Germaine Berton, një anarkiste ndërmerr masa”, botuar nga ‘L’Echappée’.

Pasi hetoi Jules Bonnot (një grabitës anarkist bankash) dhe bandën e tij, Fréderic Lavignette ktheu sytë nga një personazh tjetër.

Një personazh që ishte më pak i njohur dhe që bënte pjesë e lëvizjes anarkiste franceze. Germaine Berton, ajo që vrau Marius Plateau, një nga figurat më të shquara të ekstremit të djathtë të fillim-shekullit XX.

Për disa prej historianëve, kjo grua ishte aktivistja e vetme franceze e shekullit të njëzetë që kishte implementuar “propagandën me vepër”. Nga të tjerët, shihej thjesht si një fanatike.

Nga bindje – politike – në veprim

Ishte vendosur. Germaine Berton dëshironte të hiqte qafe një nga personalitetet e larta të ‘Action Française’. Rrethanat bënë që të ishte Marius Plateau.

Ai nuk ishte më prestigjozi, por tek e fundit figuronte si më emblematiku nga klanit i tij për trazira. Ai do të qëllohej në shpinë, pasi ra në grackën e anarkistes së re.

Gati 6 mijë simpatizantë ndoqën funeralin e tij.

Gjyqi

Germaine Berton u gjykua në një sallë kumbuese. Në fund, dhe padyshim falë avokatit të saj, Maître Torres, vrasësi u caktua i pafajshëm më 23 dhjetor 1923.

Një verdikt që trumbeton, në një periudhë historike ku drejtësia shpejtonte të ngathte lirinë e shprehjes. E gjitha kjo për të vazhduar kërkimet dhe për të hedhur në burg gjithçka që shkel rendin publik.

A u shfajësua nga akuzat Germaine Berton sepse ishte grua? A e panë juristët Germaine Berton si një model shpëtimtar të mosbindjes qytetare?

Gjithmonë të gatshëm për përballje, Action Française kishte bërë gjithçka për ta akredituar komplotin si kolektiv. Si mund të planifikonte me gjakftohtësi kjo e re e sëmurë vrasjen e njërit prej tyre?

Komunistët e patën mbrojtjen gati, anarkistët filluan duke mos e miratuar aktin e izoluar. Arritën deri atje sa të evokonin ekzaltimin – si të përshtatshme për feministet.

Një javë më vonë vrasja e Marius Plateau legjitimohet e solidariteti vendoset. Germaine Berton bëhet heroina që i mungonte lëvizjes.

Për sa i përket organizatave feministe, ato mbetën të bindura se anarkistët e rinj do të ndihmonin gratë “të shkallmonin të gjithë zinxhirët”.

Albanianpost.com


Lajmet kryesore