Kosova

Gërliç-Radman: Sulmi i paramilitarëve serbë në Banjë, akt serioz i destabilizimit rajonal


Gordan Gërliç-Radman

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Gërliç-Radman, në prag të nisjes së samitit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), të hënën në Luksenburg, ka thënë se sulmi terrorist i paramilitarëve serbë në Kosovë  duhet merret seriozisht nga BE-ja dhe së këndejmi, duhet të përgjigjet në mënyrë vendimtare.

“Do të përmend edhe sulmin e fundit të armatosur nga paramilitarët serbë në Kosovë, të cilin duhet ta marrim shumë seriozisht. Ky është një akt serioz i destabilizimit rajonal dhe ne duhet të përgjigjemi”, ka deklaruar kryediplomati kroat para gazetarëve në Luksenburg, derisa ka folur edhe për situatën në Bosnje-Hercegovinë.

Krerët e diplomacisë së 27 shteteve anëtare të BE-së do të shqyrtojnë mënyrën se si të zgjidhin krizën gjithnjë e më të mprehtë në veriun e Kosovës të banuar kryesisht me serbë etnikë, në mënyrë që t’i hapet rruga implementimit të Marrëveshjes Bazë (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit (Ohër, 18 mars), pas zbutjes së tensioneve.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, do të raportojë para kryediplomatëve evropianë për rezultatet e takimeve diplomatike që “pesëshja e madhe” ka pasur më 21 tetor me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Prishtinë dhe Beograd, në përpkjekje për ripërtëritjen e procesit të dialogut.

Këshilli i Ministrave të BE-së dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskutojnë për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore