Lajme

Gërçiç: Kabineti i Krivokapiçit janë ‘ekspertë’ të sëmurë e diletantë


Dekani i Fakultetit të Gjuhës Malazeze në Universitetin e Podgoricës, Adnan Çërgiç

Dekani i Fakultetit të Gjuhës Malazeze në Universitetin e Podgoricës, Adnan Çërgiç, i ka quajtur “diletantë dhe sëmundje”, të gjithë “ekspertët” e kabinitetit qeveritar të Kryeministrit malaezez, Zdravko Krivokapiç.

Vetë përbërja “mendore” e këtij kabiniteti, Çërgiç thotë se është kundër “të gjitha konventave njerëzore”.

Duke komentuar “Marrëveshjen Bazë” mes Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishtës Ortodokse Serbe, ai tha se “këta gjithçka që është pjesë e Malit të Zi duan t’ia dhurojnë Serbisë”.

“Siç është rasti me transferimin e Manastirit të Cetinës në pronësi të Serbisë”.

Gërçiç tha se Ministri malazez i ekonomisë, Jakov Millatoviç “është total i paditur”.

“Por ai, ashtu siç e sheh Malin e Zi si provincë të Serbisë, minoritetet dhe malazezët i sheh si vlerë e tepricës (surplus value)”.

“Këtij ‘eksperti’ të Krivokapiçit i mungon shovenizmi i Serbisë së Madhe”, tha ai për CdM.

Sipas tij, kabiniteti qeveritar i Zdravko Krivokapiç përbëhet nga “serbo-mëdhenjë, fashistë e nazistë”.

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar informacionin e pranuar dhe është shprehur e gatshme për të nënshkruar Marrëveshjen Bazë me Kishën Ortodokse Serbe, sa më shpejtë që është e mundur.

“Ky proces ka kaluar në disa faza harmonizimi dhe përnga pikëpamja e qeverisë, është krjetësisht e gatshme për nënshkrim” ka lajmëruar Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiç.

Mali i Zi ka nënshkruar deri më tani disa “marrëveshje themelore” me komunitetet më të vogla religjioze në Mal të Zi si Kishën Katolike më 2011, komunitetin islam dhe hebre në vitin 2012, por deri më tani nuk ka mundur të nënshkruajë marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe anipse është komuniteti fetar më i madh në vend.

Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2011, 72 përqind e qytetarëve malazezë e identifikojnë veten si të krishterë ortodoksë, ndërsa 70 përqind prej tyre ndjekin Kishën Ortodokse Serbe, përkundër 30 përqindëshit që ndjek Kishën Ortodokse Malazeze.

Kisha Ortodokse Malazeze kanonikisht nuk e ka miratimin dhe njohjen e Kishës Ortodokse Serbe.

Partitë opozitare e akuzojnë qeverinë se po u nënshtrohen Kishës Ortodokse Serbe, të cilën e konsiderojnë vetëm dorë të zgjatur dhe instrument politik të shtetit të Serbisë, e cila përmes fesë zgjaton ndikimin e saj.

“Kryeminstri manipulon besimtarët e Malit të Zi kur të gjithë pronat kishtare i përshkruan nën pronësinë e një vendi tjetër”, kishte shkruar nënkryetari i DPS-së, Ivan Mitroviç.

Qeveria e kaluar e udhëhequr nga partia e Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, kishte marrëdhënie tejet të tensionuara me Kishën Ortodokse Serbe.

Gjukanoviç këtë institucion fetar e akuzonte, dhe vazhdon ta akuzojë, si “promovues të nacionalizmit serb dhe minues të shtetësisë së Malit të Zi”.

Mali i Zi ka shpallur pavarësinë nga Serbia në vitin 2006.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore