Film

George Clooney dhe Julia Roberts ribashkohen për “Ticket to Paradise”


George Clooney dhe Julia Roberts

Julia Roberts dhe George Clooney, do luajnë në komedinë e ardhshme romantike “Ticket to Paradise”.

Në filmin e shkruar dhe drejtuar nga Ol Parker, i njohur për shkrimin dhe regjinë e “Mamma Mia”, Roberts dhe Clooney luajnë një çift të divorcuar që ribashkohen për të udhëtuar në Bali dhe për të ndaluar vajzën e tyre (Kaitlyn Dever) të martohet impulsivisht me një burrë që takoi gjatë pushimeve.

Në trailerin e filmit, yjet përplasen me njëri-tjetrin në udhëtimin me avion për në provincën indoneziane. Ata bien dakord për një armëpushim për të penguar vajzën e tyre të bëjë të njëjtin gabim që ata bënë 25 vjet më parë.

“Ticket to Paradise” është komedia e parë romantike e yllit të “Pretty Woman” në dekada. Në prill, ajo shpjegoi për të përditshmen “The New York Times” pse ka pritur kaq gjatë.

“Njerëzit ndonjëherë e keqinterpretojnë sasinë e kohës që ka kaluar që unë nuk kam bërë një komedi romantike si të mos dua ta bëj. Nëse do të kisha lexuar diçka që mendoja se ishte ai niveli i shkrimit në ‘Notting Hill’ ose niveli ‘My Best Friend’s Wedding’, do ta bëja”, ka thënë aktorja, raporton “CNN”.

Ajo shtoi se përfshirja e Clooney-t gjithashtu ndihmoi për të nënshkruar marrëveshjen. “Mendova, ‘epo, fatkeqësi, sepse kjo funksionon vetëm nëse është George Clooney’. Dhe ja, George e ndjeu se funksiononte vetëm me mua”, tha ajo.

Dy ikonat e Hollivudit kanë punuar më parë së bashku në “Confessions of a Dangerous Mind”, “Money Monster”, “Ocean’s Eleven” dhe “Oceans Twelve”.

Filmi do të shfaqet në kinema më 21 tetor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore