Shqipëria

Gent Sejko, për herë të dytë në krye të Bankës së Shqipërisë


Gent Sejko është zgjedhur për herë të dytë si Guvernator i Bankës së Shqipërisë.

Ai u votua me 103 vota pro nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

Gjithashtu, kandidatura e tij mori një votë kundër dhe një abstenim.

Ky mandat i Sejkos vjen pas një mandati 7-vjeçar në krye të Bankës.

Ai drejton Bankën e Shqipërisë që prej 5 shkurtit të vitit 2015.

Emri i tij mori dhe pëlqimin e presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i cili të hënën e 14 shkurtit dekretoi Sejkon për t’u rizgjedhur në pozicionin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, të cilin e mban aktualisht që prej 2015-ës.

“Vlerësojmë politikën e Bankës së Shqipërisë, që ka qenë akomoduese për të ofruar mbështetjen e nevojshme për rimëkëmbjen ekonomike, si pasojë e tërmetit dhe pandemisë, si dhe për të lehtësuar konsolidimin fiskal. Gjithashtu është për t’u nënvizuar roli i Bankës së Shqipërisë për të siguruar, që sektori financiar të mbetet i qëndrueshëm dhe likuid”, shkruhej në deklaratë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore