Sport

Genoa emëron trajnerin e ri


Vetëm pak ditë pasi shkarkoi nga detyra Andry Shevchenko-n, klubi italian, Genoa, ka emëruar si trajner të skuadrës, gjermanin Alexander Blessin.

Blessin nuk është shumë i njohur në karrierën e tij si menaxher skuadre, i cili së fundmi ishte trajner i ekipit belg, KV Oostende.

48 vjeçari ishte në krye të belgëve që nga qershori i vitit 2020, ku gjatë 65 ndeshjeve, mori 26 fitore, 11 barazime dhe 28 humbje.

Derisa, përveç Oostende-s, ai në të kaluarën drejtoi edhe skuadrën e të rinjve të Leipzig-ut.

Tani tekniku gjerman duhet të masë forcat në Serie A, ku objektivi kryesor është që të mbajë në elitë, skuadrën më të vjetër të futbollit italian.

Genoa aktualisht pozicionohet në vendin e parafundit në tabelë, me vetëm 12 pikë të grumbulluara nga 22 ndeshje, të cilët kanë marrë vetëm një fitore dhe nëntë barazime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore