Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gëvalla, të premten ka takuar ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde në kuadër të takimeve me kryediplomatë dhe krerë shtetëror ne margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Gjatë këtij takimi ministrja Gërvalla e informoi ministren Linde se vendim i Qeverisë së Kosovës (për reciprocitet me targa) është në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja palët në Bruksel, bëhet e ditur në komunikatën për media.
Ajo ka thënë se tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë.
Ndërsa, biseduan edhe për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.
Gjithashtu biseduan për çështje evropiane dhe rajonale duke u fokusuar në zhvillimet e fundit në Kosovë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së diel ka udhëtuar zyrtarisht në SHBA e shoqëruar nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.
Osmani në margjinat e sesionit të 76-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, do të ketë takime me delegacione të disa shteteve pjesëmarrëse, me presidentë, kryeministra e ministra të jashtme.
“Presidentja Osmani, po ashtu do të ketë takim edhe me mërgatën shqiptare në Amerikë, si dhe me figura politike që kanë mbështetur rrugën e Kosovës për pavarësi dhe shtetndërtim”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Kurti do të marr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë