Lajme

Gazeta gjermane Bild: Gabimet e Merkel tani po na kushtojnë 200 miliardë dollarë, krijoi varësi nga Putini


Ish-kancelarja Angela Merkel në ceremoninë e hapjes së gazsjellësit Nord Stream në Detin Baltik. Të pranishëm gjithashtu: Ish-kancelari dhe lobisti i Kremlinit Gerhard Schröder (majtas) dhe ish-agjenti i Stasit dhe drejtori menaxhues i "Nord Stream" Matthias Warnig (i dyti nga e djathta)

Gazeta më e madhe gjermane Bild shkruan se si tani qytetarët gjermanë po paguajnë çmimin e navitetit politik, kur u hoq dorë nga termocentralet dhe u krijua varësi e plotë nga Rusia për energji elektrike.

“Politika e ka çuar vendin në një katastrofë eenergjetike. Gjermania hoqi nga rrjeti termocentralet e sigurta bërthamore dhe doli nga energjia e qymyrit. Në të njëjtën kohë, CDU dhe SPD na bënë të varur nga Vladimir Putin për gaz”, thuhet në shkrimin e gazetarit gjermano-rus, Filipp Piatov.

Ky gabim, thotë ai po kushton 200 miliardë euro. SPD-ja e udhëhequr nga Angela Merkel dhe Frank-Walter Steinmeier kanë çuar vendin drejt katastrofës, prandaj tani gjermanët duhet ta paguajnë çmimin.

“Angela Merkel nuk e kishte problem t’i jepte furnizimet me gaz të Gjermanisë në duart e dy burrave me karrierë në agjencitë e inteligjencës kriminale: ish-agjentit të KGB-së, Vladimir Putin dhe ish-agjentit të Stasit, Matthias Ëarnig. Ky i fundit drejtonte biznesin tek ‘Nord Stream AG’ dhe ‘Nord Stream 2 AG’”.

Qeveria e Merkelit i shpërfilli paralajmërimet se Gjermania po ia jep Kremlinit çelësin e dritave për ekonominë e saj.

Kur amerikanët paralajmëruan qeverinë federale për këtë, përgjigja e ministrit të Jashtëm të atëhershëm të SPD-së, Heiko Maas ishte: një e qeshur arrogante.

“Edhe Qeveria jonë – përfshirë kancelarin Olaf Scholz – refuzoi t’i konsideronte tubacionet e Putinit si armë politike. Ato u mbrojtën deri në fund si projekte të sektorit privat”, shkruan Piatov.

“Qeveria federale e ka pranuar tani atë për të cilën kishte mbyllur sytë për vite me radhë: se Putini po përdorte gazin si një armë politike dhe ekonomike kundër Gjermanisë”.

“Askush deri më sot nuk ka kërkuar falje për këtë gabim historik që u kushton kaq shtrenjtë gjermanëve. Gjermania tani po paguan faturën për këtë naivitet politik”, thuhet në shkrimin e Piatov për Bild.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore