Shqipëria

Gaz lotsjellës brenda PD-së, tensionohet situata


Tensioni brenda Partisë Demokratike po kap majat, ndërsa burime për Albanian Post në terren bëjnë me dije se brenda godinës ka pasur hedhje të gazit lotsjellës.

Aktualisht, mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, janë futur në pjesën e korridoreve të selisë blu, pasi kanë thyer xhamat në disa pjesë dhe kanë përdorur shkallët për të mundësuar mësymjen në godinë nga dritaret e katit të dytë.

Nga ana tjetër, vetë Berisha, i ka bërë thirrje mbështetësve të tij për durim, vetëpërmbajtje dhe për shkuarjen drejt fitores në këtë mënyrë.

Por, kjo nuk duket në veprimet e protestuesve, të cilët kanë shfaqur herë pas here edhe akte dhune.

Ndër to, ata kanë thyer edhe kamerat e sigurisë të vendosura në godinë prej pak ditësh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore