Boterori 2022

Gana triumfon me vështirësi përballë Koresë së Jugut


Mohammed Kudus pas golit kundër Koresë së Jugut

Ndeshja mes Koresë së Jugut dhe Ganës përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 2:3.

Dueli ishte i baraspeshuar, por Gana arritën të shfrytëzojnë mundësitë e pakta që kishin.

Në minutën e 24-të, Salisu arriti të shënojë golin e parë të ndeshjes, për t’i dhënë epërsinë Ganës.

Pas vetëm 10 minutave, Gana shënuan përsëri, por këtë herë me anë të Mohammed Kudus.

Pjesa e dytë ishte plotësisht ndryshe nga ajo e para.

Në minutën e 58-të, Cho Gue-Sung shënoi për të ngushtuar epërsinë.

Ndërsa pas tre minutave, ishte përsëri Cho Gue-Sung që shënoi për të barazuar rezultatin.

Nuk kaloi shumë kohë, dhe në minutën e 68-të, Kudus shënoi golin e tretë të Ganës.

Me këtë fitore, Gana radhiten në pozitën e dytë në Grupin H me tre pikë.

Kujtojmë se ndeshja tjetër e këtij grupi do të luhet në ora 20:00 mes Portugalisë dhe Uruguait.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore