Boterori 2022

Gana përfundon pjesën e parë me epërsi të dyfishtë kundër Koresë Jugore


Pjesa e parë e ndeshjes mes Koresë së Jugut dhe Ganës përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:2.

Dueli ishte i baraspeshuar, por Gana arritën të shfrytëzojnë mundësitë e pakta që kishin.

Në minutën e 24-të, Salisu arriti të shënojë golin e parë të ndeshjes, për t’i dhënë epërsinë Ganës.

Pas vetëm 10 minutave, Gana shënuan përsëri, por këtë herë me anë të Mohammed Kudus.

Me këtë fitore, Gana do radhiten të parët në Grupin H me tre pikë, pasi kanë gol diferencë më të mirë se Portugalia.

Kujtojmë se ndeshja tjetër e këtij grupi do të luhet në ora 20:00 mes Portugalisë dhe Uruguait.

Cilado nga këto dy kombëtare që fiton ndeshjen, në fund të ditës, do të marr kreun e Grupit H.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore