Sport

Galliani udhëton në Madrid për ta transferuar sulmuesin e Real-it


Ekipi italian, Monza, siguroi për herë të parë në historinë e tyre ngjitjen në Serie A.

Pasi kaloi në pronësinë e Silvio Berlusconi-t dhe Adriano Gallian-it, Monza arriti të ngjitej në majat e futbollit italian derisa ish-dyshja e Milan-it synojnë që të qëndrojnë aty (mos të bien në Serie B).

Kështu, Berlusconi dhe Galliani janë duke vijuar përforcimin e ekipit, derisa raportohet që ky i fundit ka udhëtuar për ta takuar një mik të vjetër.

Bëhet fjalë për fluturimin drejt Madrid-it, ku Galliani do të takohet me presidentin e Real Madrid-it, Florentino Perez, për ta kërkuar huazimin e sulmuesit të tyre, Borja Mayoral.

Mayoral e njeh mirë futbollin italian derisa më herët ishte pjesë e Romës, derisa Galliani dëshiron ta ketë në organikë për sezonin që do të nisë pas më pak se dy muaj.

Në rast se arrihet, kjo do të jetë një lëvizje e madhe për Monza-n, derisa do të bëhetj afrimi i tretë në këtë afat kalimtar veror.

Më herët ata siguruan edhe shërbimet e Andrea Ranocchia-s dhe portierit Alessio Cragno, i cili do të vijë nga Cagliari në huazim me detyrim blerjeje, në rast sigurimi të mbijetesës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore