Lajme

Gallant thotë se Hezbollahu po paguan ‘çmim të rëndë’ për sulmet ndaj Izraelit


Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant thotë se milicia pro-iraniane e Hezbollah-ut libanez ka paguar “një çmim të rëndë” për sulmet me raketa dhe të shtëna kundër objekteve ushtarake izraelite, trupave dhe qyteteve izraelite në Izraelin verior ditët e fundit.

“Hezbollahu ka vendosur të marrë pjesë në luftime, ne po kërkojmë një çmim të rëndë prej tyre”, u thotë Gallant trupave në bazën e divizionit territorial 91, në kampin Biranit në kufirin me Libanin.

Më shumë se 13 anëtarë të Hezbollah-ut janë vrarë në sulmet hakmarrëse izraelite në Libanin jugor në dy javët e fundit.

“Unë supozoj se sfidat do të bëhen më të mëdha [se tani] dhe këtë duhet ta keniparasysh, për të qenë gati për çdo situatë”, deklaroi zyrtari para forcave izraelite.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore