
Skuadra e Juventus-it ka humbur me shifrat 4-2 ndaj Sassuolo-s në fushën e kësaj të fundit. Bardhezinjtë bënë një paraqitje për t’u harruar ku nuk munguan edhe dy gafa amatoreske të cilat përfunduan në gola për skuadrën kundërshtare.
Në stadiumin “Mapei” vendasit ishin shumë më të motivuar se miqtë dhe bënë një paraqitje të jashtëzakonshme, ndoshta më të mirën në këto pesë javë të para të kampionatit.
Goli i parë i sfidës erdhi nga Armand Lauriente në minutën e 12, i ndikuar nga një gafe e Wojciech Szczesny. Polaku në tentativë për të ndaluar topin e devijon në portën e tij.
Szczesny what are you smoking blud? 🙃😂pic.twitter.com/BOtyoIICq4
— Max Statman (@emaxstatman) September 23, 2023
Në minutën e 21 ndeshja do të barazohej me autogolin e Matias Vina. Mbrojtësi, në tentativë për të larguar topin e krosuar nga Federico Chiesa, dhe i shqetësuar nga Weston McKennie, ishte i pafat me topin që shkoi në fundin e rrjetës.
Megjithatë, Sassuolo do të rigjente përsëri golin brenda pjesës së parë. Në minutën e 41, Domenico Berardi realizoi për 2-1.
Juventus do të barazonte përkohësisht me Chiesa-n në minutën e 78. Por, katër minuta më vonë, Andrea Pinamonti do të shënonte për 3-2, pasi përfitoi një top në zonën e rreptësisë, të cilin Szczesny e devijoi pas gjujtjes së Lauriente.
Në minutën e pestë shtesë do të vinte gafa e radhës nga lojtarët e Juventus-it dhe për pasojë goli i katërt i vendasve. Szczesny, i cili ndodhej larg portës, pasoi një top për Federico Gatti-n, me këtë të fundit që e ktheu topin në portën e boshatisur të portierit polak.
🚨 GOAL | Sassuolo 4-2 Juventus | Federico Gatti (OG)
Follow our partner page@ocontextsoccerpic.twitter.com/7Y9YMzFnnK
— VAR Tático (@vartatico) September 23, 2023
Me rezultatin e arritur, Juventus qëndron në vendin e katërt me 10 pikë, dy më pak se Inter-i kryesues, por që ka edhe një ndeshje më pak. Sassuolo shkon në vendin e 11 dhe tashmë ka 6 pikë.
Më herët, këtë të shtunë, në Serie A u luajt takimi mes Milan-it dhe Hellas Verona-s, i përfunduar me fitoren 1-0 të kuqezinjëve. Rafael Leao ishte autori i golit.
Serie A do të luajë edhe një ndeshje këtë të shtunë. Duke filluar nga ora 20:45, Lazio përballet me Monza-n.
Të dielën do të luhen takimet e tjera të javës së pestë në Serie A:
Empoli – Inter
Atalanta – Cagliari
Udinese – Fiorentina
Bologna – Napoli
Torino – Roma
Renditja e Serie A
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Integrimi i Shqipërisë në BE do të jetë rekord, falë Mira Muratit dhe Inteligjencës Artificiale
-
Njësia Speciale Intervenuese proteston sërish të shtunën, i bashkohet edhe Sindikata e Policisë së Kosovës
-
Zona humanitare e Gazës nuk është humane, thonë të evakuuarit
-
Konjufca: Qasja e BE-së për zbatimin e marrëveshjeve Kosovë – Serbi s’dërgon në rezultate, problemi qëndron tek kush i pari e bën hapin