Shqipëria

Futi emigrantë të jashtëligjshëm në Shqipëri, në pranga autori


Një operacion policor i koduar nën siglën “Midnight”, ka çuar në pranga një person dhe ka bërë të procedohet penalisht bashkëpunëtorja e tij, pasi kishin ndihmuar dy emigrantë të jashtëligjshëm të kalonin në territorin shqiptar me qëllim kalimin drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Operacioni është zhvilluar nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Informacionet janë siguruar në rrugë operative. Në to përflitej se disa shtetas po bashkëpunonin me njëri-tjetrin, me qëllim kalimin e emigrantëve nga vendet fqinje drejt Shqipërisë e më pas në vendet e tjera.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. M., 51 vjeç, banues në Babrru, Tiranë, dhe u procedua penalisht bashkëpunëtorja e tij, shtetasja I. N., 35 vjeçe, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi zbulohet se është kapur në zonën e Paskuqanit të Tiranë, duke transportuar dy emigrantë.

Shpërblimi monetar ishte i kërkuar, për të kryer kalimin e tyre drejt bashkësisë evropiane.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 2 shtetasit e huaj, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Po punohet ndërkaq për dokumentimin e ngjarjen dhe implikimin e personave të tjerë.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për procedim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore