Shqipëria

Futet me procedurë të përshpejtuar Ligji për Armët, debate mes palëve


Ligji për armët është futur për tu ndryshuar me procedurë të përshpejtuar seancën e sotme plenare në Kuvend.

Sakaq, shqyrtimi i projektligjit do të bëhet me 25 korrik.

Votimi solli edhe debate me mazhorancës dhe opozitës. Deputetja e PD-së Jorida Tabaku tha se ndryshimet po bëhen pas kërkesës së një operatori.

“Si të nisi një procedurë sipas kërkesës së një operatori. Është ligj që ka shumë debate shumë interesa përfshirja në ligjin e armëve të dy municioneve më kërkesë. Nuk gjejë arsye sot se pse duhet të ndryshojë ligji i armëve. Kush është arsyeja që ligji i armëve brenda dy muajve ndryshon dy herë”, ka vijuar Tabaku.

Ndërkohë, deputeti Tonin Gogu ka thënë se “rregullorja është e qartë, një folës pro dhe një kundër”.

“Rregullorja e Kuvendit ka parashikuar që t’i kërkojë Kuvendit një procedurë të përshpejtuar. Ka sjellë një projektligj të ri. Do të keni gjithë kohën që të denonconi në komisione. Sot ne vendosim dhe kjo seancë plenare ka diskreditonit ta vendose. Tani na mbetet të gjithë neve ta votojmë. Vazhdojmë me votimin”.

Nga ana tjetër, zëvendëskryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj është përgjigjur duke thënë se “nuk bëhet fjalë në ndryshimet në ligjin për armët, është një ligj i ri”.

“Jo më kot e kërkova për rregullimin e provimit tregtimit dhe zhvillimit të armëve. Nuk ka të bëjë me ligjin për armët. Është projektligj i ri. Jemi të qartë edhe me procedurën që na imponon rregullorja. Ka të drejtë Këshilli i ministrave të paraqesë një kërkesë të tillë. Komision përgjegjës për këtë projektligj do të jete komisioni për Sigurinë Kombëtare. Shqyrtimi i projektligjit do të bëhet me 25 korrik”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore