Sport

Futbollisti i njohur i Atletico Madrid-it do të transferohet te Marseille


Ekipi francez, Olympique Marseille, do ta transferojë futbollistin e Atletico Madrid-it, Geoffrey Kondogbia-n.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, sipas të cilit dy klubet janë në fazat përfundimtare të marrëveshjes.

Sipas mediave franceze, klubit të Marseille-t do t’i kushtojë 7 milionë euro, derisa ish-futbollisti i Inter-it pritet ta nënshkruajë një kontratë dyvjeçare.

Kujtojmë që në sezonin e kaluar, Kondogbia luajti në 27 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Atletico-s, prej të cilave dhuroi dy asistime.

Ai është pjesë e skuadrës nga Madridi që nga vera e vitit 2020, kur u transferua nga Valencia për 15 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore