Sport

Futbollisti i Malmo-s humbet dasmën, dërgon vëllain në vend të tij


Sulmuesi i Malmos, Mohamed Buya Turay humbi dasmën e tij pasi klubi kërkoi që ai t’i bashkohej skuadrës më herët.

27-vjeçari ka nënshkruar për skuadrën suedeze pas aventurës në Superligën kineze me skuadrat e Hebei China Fortune edhe Henan Songshan Longmen.

Image: Alamy

Transferimi u njoftua nga Malmo më 22 korrik pasi udhëtoi për në qytet, por ceremonia e martesës së tij në Sierra Leone thuhet se u zhvillua më 21 korrik.

Malmo donte që futbollisti i tyre i ri të bashkohej sa më shpejt me skuadrën dhe për shkak se ai nuk mund të ishte në dy vende njëkohësisht, vendin e tij në dasëm e zuri i vëllai, Suad Baydoun.

Turay postoi tre fotografi të tij dhe gruas në mediat sociale, por konfirmoi se ato imazhe ishin marrë para ngjarjes aktuale.

Megjithatë, ai në fakt nuk ka qenë me gruan e tij që kur u martuan zyrtarisht dhe ata shpresojnë për një muaj mjalti më vonë këtë vit.

“Ne u martuam më 21 korrik në Sierra Leone”, tha Turay për Afton Bladet.

“Por unë nuk isha atje sepse Malmo më kërkoi të vija këtu më herët”.

“Ne i bëmë fotografitë paraprakisht. Kështu që duket sikur isha atje, por nuk isha. Vëllai im duhej të më përfaqësonte në vetë dasmë”, vijoi ai.

Turay, zuri ballinat kryesore të mediave disa vite më pasi pasi pësoi një dëmtim me kombëtaren e tij dhe pretendoi se ishte si rezultat i magjisë së zezë pasi fitoi Këpucën e Artë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore