Sport

Futbollisti i Chelsea-t huazohet te Lyon


Futbollisti i skuadrës së Chelsea-t, Emerson Palmeri, është transferuar te skuadra franceze, Lyon.

Formula e transferimit është një huazim pa të drejtë blerje në fund të sezonit.

Braziliani, Palmeiri luan për kombëtaren e Italisë edhe ishte pjesë e skuadrës kur kombëtarja e kaltër e fitoi Kampionatin Evropian, “Euro 2020”, madje ishte në formacionin startues në finalen kundër Anglisë.

Mirëpo, ai kërkoi huazimin nga Chelsea, pasi që nuk po gjente shumë minuta në formacionin e trajnerit, Thomas Tuchel.

Palmeiri u transferua te londinezët nga Roma, në janar të vitit 2018 për shumën e 20 milionë eurove.

Ndërsa ai është prodhim i akademisë së klubit brazilian, Santos, prej të cilëve u transferua në Romë për shumën e 2 milionë eurove.

Kujtojmë që mbrojtësi anësor, ishte edhe pranë kalimit te klubi i Napolit, por në fund ai vendosi që të luajë në kampionatin francez.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore