Sport

Futbollisti i Ajax-it godet tifozin kundërshtar (VIDEO)


Futbollisti i Ajax-it, Steven Berghuis, u shfaq duke goditur me grusht një person që dukej të ishte një tifoz i FC Twente-s.

Berghuis, kur po shkonte drejt autobusit të skaudrës së tij, u shfaq i zemëruar nga një anëtar i turmës që po shikonte nga afër dhe arriti mbi barrierat e vendosura.

Ai e vazhdoi me disa fjalë të tjera, ndërsa mbështetësit e tjerë e shikonin të tronditur dhe më pas disa persona që dukej të ishin të sigurimit, e mbajtën mesfushorin holandez.

Ai përfundimisht hipi në autobus pasi një anëtar tjetër i stafit mbërriti.

FC Twente dhe Ajax në përgjithësi kanë një marrëdhënie pozitive, kështu që është tronditëse që ato që sugjerohet të jenë dy nga palët e interesuara të klubeve janë përplasur.

Ndërkohë, Ajax humbi 3:1 ndaj Tëente-s të dielën ndërsa sezoni i rregullt në Holandë përfundoi.

Ndërkaq, Berghuis u ndëshkua me karton të verdhë pasi hyri si zëvendësues dhe nuk ishte në gjendje të ndihmonte ekipin e tij për ta përmbysur rezultatin.

Dusan Tadic kishte hapur rezultatin për mysafirët, përpara se Manfred Ulgade, Julio Pleguezuelo dhe Vaclav Cerny të godisnin për të siguruar që Tëente të fitonte ndeshjen dhe të përfundonte e pesta në tabelë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore