Kultura

Fundi i skllavërisë në SHBA, Muzeu Presidencial zbulon shpalljen e ‘Juneteenth’


Biblioteka dhe Muzeu Presidencial Abraham Lincoln në Springfield, do të festojë ‘Juneteenth’, duke shfaqur një kopje të rrallë të Shpalljes së Emancipimit.

Juneteenth – e njohur gjithashtu si Dita e Emancipimit dhe Dita e Lirisë – është një festë përkujtimore që shënon fundin e skllavërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kopja e shpalljes që është nënshkruar nga Presidenti Lincoln dhe Sekretari i Shtetit, William Seward do të shfaqet nga data 15 qershor deri në 6 korrik.

Dokumenti origjinal ruhet në Arkivat Kombëtare të Washington, D.C-së.

Më 19 qershor të 1865, më shumë se dy vite pasi Lincoln nënshkroi Proklamatën e Emancipimit gjatë Luftës Civile, skllevërit me ngjyrë në Galveston, Texas, u liruan me mbërritjen e trupat federale.

Megjithëse skllavëria nuk u shfuqizua plotësisht deri në Amendamentin e 13-të, që erdhi gjashtë muaj më vonë, Juneteenth është krijuar për të simbolizuar fundin e skllavërisë.

Në maj, Illinois e shpalli Juneteenth si festë shtetërore.

“Pak dokumente në të gjithë historinë amerikane mbajnë peshën e Shpalljes së Emancipimit. Ne jemi krenarë që po e ndajmë me publikun dhe kujtojmë lidhjen e saj me një festë kaq të gëzueshme”, tha Melissa Coultas, drejtoresha ekzekutive e bibliotekës dhe muzeut, në një njoftim për shtyp.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore