Lajme

Fukuyama: Turqia po rrit fuqinë e saj rajonale


Analisti amerikan Francis Fukuyama, në një analizë për politikën e Turqisë, të hënën e 5 prillit, tha se Turqia po rrit fuqinë e saj rajonale, duke përdorur dronët kombëtarë, në zgjidhjen e konflikteve.

“Vendi ka zhvilluar dronët e tij të brendshëm, duke i përdorur për efekt shkatërrues në disa konflikte të fundit ushtarake, si ai i Libisë, Sirisë. Si dhe në luftën e Nagorno-Karabakh midis Armenisë e Azerbajxhanit dhe në luftën kundër grupit të Partisë Popullore të Kurdistanit (PKK) brenda kufijve të saj”.

Fukuyama deklaroi se Turqia e ka ngritur veten në një ndërmjetës rajonal të energjisë, duke arritur rezultate më të mëdha sesa Rusia, Kina ose Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ai vuri në dukje se efektiviteti i dronëve të Turqisë, Bayraktar TB2, dhe mjeteve ajrore pa pilot Anka-S (UAV) u demonstrua për herë të parë përtej kufijve të Turqisë, në Siri, në mars të vitit 2020. Kjo erdhi kur ata u vendosën në shenjë hakmarrjeje ndaj një sulmi që martirizoi 36 trupa turk nga Bashar, regjimi al-Asad, i mbështetur nga Rusia.

“Ankara-ja filloi një sulm shkatërrues ndaj forcave të blinduara siriane që po lëviznin në provincën Idlib përgjatë kufirit turk. Pamjet treguan se ata shkatërronin një automjet të blinduar sirian njëri pas tjetrit, duke përfshirë më shumë se 100 tanke, transportues të blinduar dhe sisteme të mbrojtjes ajrore”.

Duke argumentuar se përdorimi i dronëve nga Turqia “do të ndryshojë natyrën e fuqisë tokësore në mënyra që do të minojnë strukturat ekzistuese të forcës, në mënyrën sesi Dreadnaught-i vjetroi klasat e mëparshme të anijeve luftarake, ose transportuesi i avionëve i bënte anijet luftarake të vjetruara në fillim të Luftës së Dytë Botërore”.

Studiuesi shtoi se vendi tashmë ka “formësuar me vendosmëri” rezultatet e tre konflikteve dhe premton të bëjë të njëjtën gjë, në raste të tjera.

Fukuyama e përshkroi ndërhyrjen e Turqisë në Siri si fitore të asaj që do të kishte qenë një akt gjenocid kundër refugjatëve që kishin kërkuar strehim në provincën Idlib.

“Sikur Asad të kishte arritur të rimarrë provincën, ai do të kishte provokuar një krizë tjetër refugjatësh masive me pasoja të mëdha për Evropën”.

Siria ka qenë e përfshirë në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi Bashar al-Asad goditi protestat pro-demokracisë me një egërsi të papritur.

Më shumë se 5 milionë civilë janë zhvendosur që atëherë.

Që nga viti 2016, Turqia ka nisur një operacion të trefishtë, të suksesshme, antiterroriste, përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrori dhe për të mundësuar vendosjen e paqes të banorët. Operacionet e quajtur Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Pranvera e Paqes (2019).

Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja është renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja. Ajo është përgjegjëse për vdekjet e 40 mijë njerëzve, përfshirë gratë, fëmijët dhe foshnjat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore