Lajme

FT: Ulen shanset për suksesin e ofensivës dimërore të forcave ukrainase


Komandanti i forcave ruse në Ukrainë, Sergey Surovikin, urdhëroi tërheqjen nga Khersoni dhe përforcoi frontin me rekrutë të rinj për të zvogëluar, ndër të tjera, probabilitetin e një kundërofensivë të suksesshme të Forcave të Armatosura të Ukrainës në dimër. Sidoqoftë, një përparim është i mundur.

Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja londineze “Financial Times”, duke cituar analizën e saj të luftës.

FT raporton se Surovikin përforcoi frontin me rekrutë që numëronin rreth 300 mijë ushtarë, dhe gjithashtu organizoi një “tërheqje të suksesshme” nga Kherson.

“Këto pozicione më të forta mbrojtëse zvogëlojnë shanset e suksesit të një kundërofensive dimërore ukrainase që do të presë urën tokësore që kalon përgjatë bregut të detit Azov dhe lidh Rusinë me Krimenë, megjithëse një përparim konsiderohet ende i mundshëm nga analistët ushtarakë perëndimorë”, shkruan gazeta britanike.

Përveç kësaj, FT-ja, duke cituar një këshilltar perëndimor të mbrojtjes, raporton se morali dhe vendosmëria e mbrojtësve ukrainas është ende pakrahasueshëm më i lartë se ai i rusëve.

Në të njëjtën kohë, ushtria ukrainase po regjistron viktima të shumta dhe disa njësi “vuajnë nga lodhja e rëndë dhe kanë nevojë për më shumë armë dhe municione”.

Financial Times citon gjithashtu ish gjeneral brigade të Ushtrisë Britanike Ben Barry të ketë thënë se tanket ruse, dronët dhe një numër i madh njerëzish “janë të pavlefshme nëse inteligjenca, lidershipi është i pamjaftueshëm”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore