Lajme

FSK-ja në Shqipëri për ta gjetur trupin e një shtetasi kosovar të zhdukur në lumin Buna


Forca e Sigurisë së Kosovës.

Pas kërkesës së autoriteteve të Shqipërisë, të premten një kontingjent i specializuar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka zbarkuar për një mision humanitar të kërkim-shpëtimit për gjetjen dhe nxjerrën e trupit të shtetasit të Kosovës që humbi jetën tragjikisht në lumin Buna.

Lajmin e ka bërë të ditur FSK-ja përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Kontingjenti i specializuar i FSK-së dërgohet në Shqipëri për gjetjen e trupit të shtetasit të Kosovës të zhdukur në lumin Buna”.

“Me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sot në orët e para të mëngjesit një kontigjent i specializuar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar për një mision humanitar të kërkim-shpëtimit për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të shtetasit të Kosovës që humbi jetën tragjikisht në lumin Buna”, është thënë nga FSK-ja.

Të dielën derisa po peshkonte në bregun e lumit Buna në Shkodër, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujërat e lumit, 65 vjeçari nga Mitrovica.

Shërbimet e Policisë shqiptare kishin shkuar menjëherë në vendngjarje për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit por deri më tani nuk kishin sjellë ndonjë rezultat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore