Shqipëria

FSK dhe Ushtria e Shqipërisë përfundojnë stërvitjen e përbashkët


Foto: Ejup Maqedonci

Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të shtune kanë përfunduar stërvitjen e përbashkët me Forcat e Armatosura të Shqiprisë të Kursit Komando.

Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Në këtë stërvitje 72-orëshe në Feken, efektivët e Forcave të Armatosura u sforcuan fizikisht dhe psikologjikisht në një terren dhe kushte aspak të lehta për të simuluar reagimin në fushën e luftimit dhe sjelljen në kushtet e mbijetesës”, shkroi ai.

Foto: Ejup Maqedonci

Ministri theksoi se me përfundimin e suksesshëm të kësaj stërvitje, “ushtarakët tanë treguan karakter dhe nivel të lartë përgatitjeje”.

“Gjithmonë krenar me ushtarakët tanë!”, përfundoi ai.

Ndryshe, Maqedonci ka bërë të ditur të premten se gjatë muajit janar, kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), do të zbarkojë në Mbretërinë e Bashkuar për operacionin INTERFLEX.

“Operacioni Interlfex zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar, dhe ka për qëllim trajnimin e trupave të Ushtrisë së Ukrainës”.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë ofruar gatishmërinë që të angazhojnë instruktorë për të ndihmuar procesin e stërvitjes së ushtrisë ukrainase në kuadër të këtij operacioni. Kësisoj, Forca e Sigurisë së Kosovës do t’i bashkëngjisë një kontingjent të instruktorëve profesionistë njësisë së Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar që realizon operacionin Interlfex”, ka shkruar ai në Facebook.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ndërsa, ka theksuar se ky angazhim i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është në linjë me qëndrimin e institucioneve të Kosovës në mbështetje të popullit dhe luftës së drejtë të Ukrainës.

Për këtë arsye gjatë të premtes ai është takuar edhe me një grup të gazetarëve nga Ukraina.

“Si pjesë e përgatitjeve që po bëhen për këtë operacion, sot takova një grup gazetarësh ukrainas të cilët kanë vizituar Ministrinë e Mbrojtjes me qëllim diskutimin rreth situatës aktuale në Ukrainë dhe ofrimin e njohurive kulturore dhe gjuhësore për pjesëtarët e FSK-së të cilët do të qëndrojnë për gjashtë muaj nën ombrellën e Ushtrisë Britaneze për të kontribuar në trajnimin e ushtarëve ukrainas”.

Sistemi “Javelin” i SHBA-së pritet t’i shtohet kapaciteteve të FSK-së, krahas raketave anti-tank “OMTAS” të Turqisë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore