Shqipëria

FSHF zbulon programin festiv


Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka zbuluar programin festiv që do të shoqërojë mbrëmjen e kësaj të hëne Kombëtaren kuqezi dhe tifozët e saj me rastin e kualifikimit në Euro 2024.

FSHF ka përgatitur një festë të madhe me rastin e kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2024, turneu i dyte madhor ku kuqezinjtë kualifikohen në gjithë historinë e tyre pas atij të Euro 2016.

Festa do të zhvillohet para, gjatë dhe pas ndeshjes që Shqipëria do të luajë me Ishujt Faroe, e fundit në kualifikueset e Euro 2024, në stadiumin “Air Albania”. Një ndeshje të cilën kuqezinjtë do të duhet ta fitojnë për të qëndruar në krye të grupit, teksa kualifikimin e kanë vulosur tri ditë më parë në Moldavi.

Progarami:

Duke filluar nga ora 17:45 do të hapen dyert e stadiumin “Air Albania” për tifozët.

Në orën 20:37 do të jetë momenti i shpalosjes së një flamuri gjigand kuqezi në tribunën lindore, si dhe koreografi të tjera në stadium.

Nga ora 20:45 do të fillojë zyrtarisht takimi mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe.

Në orën 21:30, që përkon me pushimin mes dy pjesëve të lojës, do të jetë radha e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Në orën 22:40, që përkon me mbylljen e ndeshjes, do të ketë festë me fishekzjarre.

Në orën 22:50 do të shfaqet klipi me rrugëtimin e Kombëtares kuezi në këto kualifikuese.

Në orën 23:00 këngëtarja Juliana Pasha do të jetë e ftuara speciale, e cila do të këndojë kolazh me këngë patriotike.

Në orën 23:20 Kombëtarja kuqezi do të rikthehet në fushë për t’u përshëndetur me tifozët.

Dhe në orën 00:00 do të ketë përsëri një festë me fishekzjarre, si dhe do të jetë fundi i festimeve në stadium nga ana e FSHF-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore