Vende

Fshatrat idealë për t’u vizituar në pranverë


Sezoni i pranverës është ndër stinët më të bukura. Njerëzit janë gjithmonë në kërkim të vendeve të qeta. Ndër fshatrat më të bukur për t’u vizituar këtë sezon janë këto:

Vermosh

I vendosur në një nga luginat e Bjeshkëve të Nemuna, fshati ofron një shkëputje nga jeta e qytetit me ajrin e tij të pastër, gjelbërimin dhe panoramat e lumit Cem.

Theth

Fshati malor Theth, është ndër fshatrat më perfekt për tu vizituar.

Spektakli natyror me majat e larta, kisha në qendër të fshatit, peizazhi i harlisur,  ujëvarat apo edhe mikpritja e vendasve e bëjnë këtë zonë të  duket se i përket një tjetër kohe

Lin

Të parën gjë që do të shikoni rrugës për në Pogradec, mbasi keni zbritur qafën e Thanës, janë çatitë e kuqe dhe emblematike të fshatit piktoresk.

Lini ndodhet në brigjet e Liqenit të Ohrit, dikur i quajtur “Liqeni i Dritës” sepse drita e diellit dhe e hënës ndriçojnë plotësisht sipërfaqen e saj gjatë gjithë vitit.

Bukuria e kësaj zone nuk është vetëm natyrore, këtu gjendet edhe një nga mozaikët më të vjetër në rajonin e Evropës Lindore, që daton që nga shekulli i 4-të.

Bënjat e Përmetit 

I ndodhur vetëm 3 km afër Përmetit, qytetit të trëndafilave, fshati magjik i Bënjës ofron shumë arsye për ta vizituar atë.

Përveç vaskave të famshme termike, të pasura me ujë sulfurik dhe përfitime të panumërta shëndetësore, ura e Katiut që qëndron mbi lumin Langarica dhe kanionet me të njëjtin emër, si edhe kisha ortodokse e shekullit të 18-të përfaqësojnë vetëm disa nga atraksionet e fshatit, bukuria e së cilës rritet edhe më shumë në sezonin e vjeshtës.

 

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore