Shqipëria

Fredi Beleri ngre akuza të forta ndaj Gjergji Goros


Fredi Beleri ka hedhur sërish akuza ndaj kreut të bashkisë së Himarës, Gjergji Goro.

Nëse je ‘anëtar’ me Goron “mund të përfitosh dhe mrekullisht mund të blesh një akt dominimi (AMTP) në Himarë dhe një vend sipas zgjedhjes tënde”, qoftë pyll apo kullotë, shkëmb apo tokë buzë det.

Kështu deklarohet në një postim në Facebook nga stafi i tij.

Sipas tij, çmimi vendoset edhe në bazë të lokacionit.

“Ndërkohë që po procedohen padi ndaj meje, hajdutet e pasurive vazhdojnë të ndërtojnë pa leje, sekuestrojnë pasuritë e gjyshërve, shesin dhe marrin paratë e korrupsionit dekadash me bekimin dhe mbrojtjen e qeverise tone”, ka vijuar ai.

Sipas Belerit, kjo është oferta ‘Rilindase’ që ka pasur “për 12 vjet rresht Partia Socialiste, kryeministri Rama dhe vasali i tij në bashki Goro”.

“Himariotët i thanë jo kësaj oferte dhe do vazhdojnë t’i thonë jo edhe në vazhdim! Çdo ditë po dalin prova të vjedhjes së pronave të tyre legjitime nga banda e bashkisë Himarë, e cila vijon grabitjen me bekimin e qeverisë”, ka shtuar ai.

Ai ka theksuar se do të vazhdojë të denoncojë dhe të depozitojë kallëzim për çdo rast në mbrojtje të interesave të çdo centimetri katror të pronave të himariotëve.

“Unë jam sot i burgosur i pushtetit që nuk donte dhe nuk do që këto vjedhje dhe zhvatje të pronave të himariotëve të identifikoheshin”, ka përmbyllur Beleri postimin.

Jorgo Goro thirret në SPAK pas kallëzimit të Belerit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore