Sport

Frank Lampard pranë rikthimit në pankinë, surprizon me ekipin e ri


Ish-trajneri i Chelsea-t, Frank Lampard, është pranë rikthimit në stol. Kësaj radhe nuk bëhet fjalë për blutë e Londrës dhe as për sheikët e Newcastle-t, por për “kanarinat” e Norwich-it.

Skuadra ku aktivizohet lojtari i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, pak ditë më parë shkarkoi trajnerin, Daniel Farke, për shkak të rezultateve të dobëta.

“Kanarinat” e kanë filluar shumë keq sezonin, ku në 11 ndeshjet e para numërojnë vetëm pesë pikë dhe qëndrojnë të fundit në tabelën e renditjes. Vetëm një fitore dhe dy barazime ka arritur Norwich-i.

Sipas britanikes “The Guardian”, Lampard shikohet si një kandidatet kryesor për t’u ulur në stolin e Norwich-it. 43-vjeçari ka bindur bordin e klubit dhe mund të drejtojtë në “Carrow Road” pas eksperiencës te Chelsea.

Megjithatë, të lakuar për stolin e “kanarinave” janë edhe Dean Smith, që u shkarkua para dy ditësh nga stoli i Aston Villa-s, si dhe Ralph Hasenhuttl-i që drejton Southampton-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore