Shqipëria

Francesco Becchetti i “Agon” i konfiskon 170 mijë euro Albcontrol


Pas miratimit nga një gjykatë belge, Biznesmeni Italian Francesco Becchetti i ka konfiskuar shtetit shqiptar 170 mijë euro në llogarinë e  Agjensisë Kombëtare të Trafikut Ajror(Albcontrol).

Në Albcontrol depozitohen, nëpërmjet Organizatës Evropiane për Sigurinë e Lundrimit Ajror (Eurocontrol), pagesat e kompanive ajrore që përdorin hapesirën shqiptare për fluturim. Albcontrol është llogaria e vetme që shteti shqiptar ka jashtë Shqipërisë.

Mediat ndërkombëtare kanë bërë me dije se bllokimi i parave është një masë paraprake, por që mund të mbetet në fuqi edhe gjatë vitit 2021.

Ndërkohë, shteti shqiptar ka kërkuar mosprekjen e honorareve të kompanive të fluturimit për Albcontrol.

Në vitin 2015 Kryeministri Edi Rama ngriti akuzën e pastrimit të parave ndaj biznesmenit italian.

Pas deklaratave dhe akuzave, Fancesco Becchetti e paditi Shqipërinë në Gjykatën e Arbitrazhit në Strasburg, më 21 tetor 2015. Padia i’u komunikua qeverisë shqiptare në 12 janar të atij viti.

Më 24 prill 2019 Becchetti fitoi gjyqin dhe shteti shqiptar u dënua me një gjobë prej 110 milionë euro. Ndërkohë, Republika e Shqipërisë e kundërshtoi vendimin e arbitrazhit dhe refuzoi të paguajë detyrimet.

Çështja “Becchetti”, vazhdon ende të procedohet në gjykatat ndërkombëtare./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore