Vende

Francë, Një vile e ndërtuar mes dy shkëmbinjve


Shtëpia e quajtur “Castel Meur”, ndryshe “shtëpia në humnerë”, daton që nga viti 1861.

Godina është e vendosur midis dy shkëmbinjve të mëdhenj graniti, për ta mbrojtur atë nga stuhitë famëkeqe të zones dhe e ndërtuar në një fshat bregdetar në Francë.

Ajo u ndërtua, në shekullin XIX dhe në atë kohë nuk kërkohej leje planifikimi, e ndaj sipas asaj që dihet, një burrë u dashurua me gadishullin dhe thjesht vendosi të ngrinte një shtëpi aty, duke e ndërtuar atë mes një hendeku dhe me shpinë të kthyer nga deti.

Vila u banua për një kohë të konsiderueshme, por pas shekullit të XX, ajo u shndërrua në një shtëpi pushimi.

Në vitin 2004, mbesa e pronarit origjinal u zhvendos nga SHBA-ja në Francë dhe u transferua në vilën piktoreske.

Zona Plougrescant në Francë, ku dhe ndodhet shtëpia, është e njohur për bukurinë e saj dhe relievin e thyer.

Bordi i turizmit në vend e përshkruan atë si “pika më e çmendur veriore e rajonit”. Gjithashtu, bordi rekomandon vizitën e kishës Plougrescant e cila, “duket sikur ka dalë nga përrallat”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore