Lajme

Francë: Imami nxiste urrejtje – autoritetet mbyllin xhaminë


Autoritetet franceze kanë urdhëruar mbylljen e një xhamie në veri të vendit, për shkak të natyrës radikale të predikimit të imamit të saj.

Këtë lajm e bëri të ditur Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) të martën e 28 dhjetorit.

Xhamia në Beauvais, një qytet me 50 mijë banorë rreth 100 kilometra në veri të Parisit, do të qëndrojë e mbyllur për gjashtë muaj.

Kjo, sipas prefekturës së rajonit Oise, ku ndodhet Beauvais.

Sipas autoriteteve, predikimet nxisnin urrejtje, dhunë dhe “mbrojtje të xhihadit”.

Lëvizja vjen dy javë, pasi ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, nisi procedurën për mbylljen e xhamisë.

Imami synonte gjatë predikimit të tij “të krishterët, homoseksualët dhe hebrenjtë”.

Për Darmanin, kjo sjellje ishte “e papranueshme”.

Autoritetet lokale ishin të detyruara ligjërisht të fillonin një periudhë 10-ditore të mbledhjes së informacionit.

Kohë, përpara se të ndërmerrnin veprime, por i thanë AFP-së të martën se xhamia do të mbyllej brenda dy ditësh.

E përditshmja lokale “Courrier Picard” raportoi se imami i xhamisë ishte një i konvertuar kohët e fundit në Islam.

Rreth 100 xhami dhe salla të lutjeve myslimane, nga më shumë se 2 mijë 600 gjithsej, janë hetuar gjatë muajve të fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore