Sport

‘France Football’ bën prapakthim, mendon t’i japë Lewandowski-t ‘Topin e Artë 2020’


Revista prestigjoze “France Football” ka bërë një prapakthim përsa i përketë dhënies së “Topit të Artë 2020”. Trofe i cili për herë të parë në histori nuk u dha për shkak të ndikimit të pandemisë së COVID-19.

Ishte vetë kryeredaktori i “France Football”, Pascal Ferre, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë e dhënies së çmimit. Çmim të cilin, shumëkush është dakord që e fiton Robert Lewandowski i Bayern Munich-ut.

Këtë vit, sulmuesi polak u rendit në vend të dytë pas Lionel Messi-t. Kjo solli jo pak pakënaqësi dhe debate në mbarë botën e futbollit. Dhe tashmë Ferre, së bashku me anëtarët e tjerë të “Frace Football” mund t’i japin Lewandowski-t trofeun e “mohuar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore